arrow-up

Rregullat e Ruletës: Udhëzime Hap Pas Hapi

Një manual rulete supozohet të edukojë lojtarët e rinj dhe t’i ndihmojë ata për të zbuluar gjithçka që duhet të dinë mbi këtë lojë. Në këtë rast, manuali ynë i ruletës do të fokusohet deri në detaje mbi rregullat e lojës, konfigurimin, si edhe rezultatet e mundshme. Ne kemi mbuluar llojet e zakonshme të basteve, si edhe versionet më të njohura të lojës që ekzistojnë..Ju mund të mësoni shumë gjëra se si zhvillohet një lojë rulete; mjafton t’i hidhni një sy manualit tonë të ruletës dhe do të mësoni gjithçka që dëshironi të dini mbi lojën.

How to play Roulette77
Step 1
Hapi 1: Vendosni Bastin Tuaj

Për të nisur një lojë rulete, si fillim duhet të vendosni shumën e bastit tuaj. Por, para se ta bëni këtë, duhet t’u hidhni një sy çipsave. Çdo lojë në ruletë është unike dhe vlerat e çipsave shfaqen në mënyra të ndryshme, por ato arrijnë shumën nga 1, deri në 100 në përgjithësi, me disa përjashtime për ruletat VIP, për shembull. Pasi të keni zgjedhur vlerën e çipsave tuaj, ju mund të përshtasni shumën e bastit duke vendosur më shumë, ose më pak çipsa. Sapo të keni finalizuar bastin tuaj, krupieri do të rrotullojë rrotën.

Zgjidhni bastin
Përshkrim

Vetëm një – Një bast “straight-up” është një bast që vendoset mbi një numër të vetëm në tavolinën e ruletës.

Kolonat – Ju vendosni të vini bast mbi një nga kolonat e disponueshme.

Ndarje – Basti “split” vendoset mbi dy numra të ndryshëm për t’i mbuluar të dy.

Dymbëdhjeta – Një bast i vënë mbi dymbëdhjetë numra.

Rrugë – Basti “street” është një bast mbi tre numra të njëpasnjëshëm dhe konsiderohet fitore nëse një nga tre numrat shfaqet në rrotë.

Tek / Çift – Basti Tek / Çift është një bast i vënë mbi numrat tek (1, 3, 5) ose çift (2, 4, 6) që do të shfaqen.

Cepi – Nëse vini bast në një cep, ju po vini bast mbi katër numra njëkohësisht.

E kuqe / E zezë – Një bast i vënë mbi numrat e kuq, ose të zinj që do të shfaqen. Pak rëndësi ka se si do të jetë emërtimi i bastit, përsa kohë që është ngjyra e duhur.

Rreshti – Basti “rresht” ju lejon të mbuloni dy rreshta me nga 3 linja secila.

Të vegjël/Të mëdhenj- Në një bast sipër ose poshtë ju vendosni bast ose mbi numrat nga 1-18, ose mbi ata nga 19-36, të konsideruar të vegjël dhe të mëdhenj përkatësisht.

Step 2
Hapi 2: Krupieri Rrotullon Rrotën

Pasi të jenë vendosur të gjithë bastet, hapi i radhës është që krupieri të rrotullojë rrotën, Lojtarët duhet ta dëgjojnë krupierin sepse ai do të njoftojë se kur nuk mund të vendosen më baste dhe juve ju ngelet vetëm të prisni rezultatin e rrotullimit.

Step 3
Hapi 3: Marrja dhe Kuptimi i Rezultateve

Ju mund të parashikoni disa rezultate kur luani ruletë. Pjesa kryesore është që ju mund të fitoni ose të humbisni një bast. Krupieri ose softueri i lojës automatike do të njoftojë kur rezultati të jetë gati. Disa lojëra do të ofrojnë rezultate pakëz të ndryshme. Do t’i prekim edhe këto pas pak.

Shkurtimisht, përveçse mund të humbni ose fitoni plotësisht një bast, ju mund të prisni edhe një rezultat të tretë që është i disponueshëm vetëm në disa versione specifike të lojës. Një lojë në ruletë përfundon kur i keni shteruar fondet tuaja ose keni vendosur që loja nuk është më argëtuese dhe dëshironi të bëni pushim.

Variantet e Ruletës: Çfarë Lojërash Ekzistojnë?

Ruletë Amerikane
Wheel American Roulette
Numbers American Roulette
Ruletë Europiane
Wheel European Roulette
Numbers European Roulette
Ruletë Franceze
Wheel French Roulette
Numbers French Roulette

Ekzistojnë tri versione kryesore të lojës dhe secila është aq emocionuese sa do t’ju tërheqë menjëherë. Megjithatë, ne do të mbulojmë ato që duhet t’i njihni patjetër dhe që janë arketipet kryesore të çdo versioni të ri të lojës.

  • Fillimisht, keni Rouletën Europiane. Kjo lojë ka vetëm një zero dhe konsiderohet si versioni klasik i lojës, mbi bazë të të cilit janë krijuar të gjitha versionet e reja.
  • Rouleta Amerikane është një lojë pak më ndryshe ku keni dy zero. Kjo gjë rrit avantazhin e shtëpisë, por gjithashtu krijon mundësinë për të vendosur një lloj të ri basti.
  • E fundit, por jo nga rëndësia, është e ashtu-quajtura Rouleta Franceze dhe është një version fantastik për ta provuar. Aty keni rregullin “La Partage”, i cili ju kthen gjysmën e shumës nëse topi zbret në 0 dhe ju keni vendosur një bast Tek / Çift. Rregulli “En Prison” funksionon në të njëjtën mënyrë, por këtë herë nuk kërkoni vetëm gjysmën e parave tuaja, por të gjithë vlerën e bastit tuaj. Rregulli “La Partage” është i zakonshëm për Ruletën Franceze, por për rregullin “En Prison”, ndoshta duhet të bëni disa kërkime.
FAQs
Cila është veçantia e strategjisë së d'Alembert?

Strategjia D'Alembert kërkon që ju të rrisni bastin tuaj pas një humbjeje. Progresi i basteve është shumë i thjeshtë: Pas çdo humbjeje, ju shtoni një njësi në bastin tjetër dhe pas çdo fitoreje, një njësi zbritet nga basti tjetër. Nëse do të nisnim një bast fillestar me, le të themi, 1 njësi, një humbje do ta rriste bastin tjetër në 2 njësi. Nëse kjo pasohet nga një fitore, basti tjetër do të ishte 1 njësi.

Cilat janë tiparet e Ruletës Amerikane?

Ruleta amerikane konsiderohet si një nga lojërat më të lehta dhe më të përballueshme që ofrojnë kazinotë moderne online. Fusha e lojës përfaqësohet nga një rrotë e ndarë në 38 sektorë - nga 1 deri në 36 - dhe përmban seksionet 0 dhe 00. Një tipar i rëndësishëm i ruletës amerikane është i ashtuquajturi “Bast 5-numëror”, dmth aftësia për të vendosur një bast unik në 5 numra.

Si përllogaritet probabiliteti i fitimit në një bast kompleks / të kombinuar?

Për ta bërë këtë, ju mund të përdorni llogaritësin tonë https://roulette77.co.uk/odds-calculator – Ju mund të mblidhni shumën e të gjitha fushave ku janë vendosur ]ipsat dhe më pas ta përpjesëtoni me shumën e të gjitha fushave.

A ka ndonjë softuer që garanton fitore në ruletë?

Jo. Qëllimi kryesor i kumarit është që të shijosh lojën. Sigurisht, suksesi i fitimit të lumturon më shumë se humbja. Por ju duhet të kuptoni, se ideja që ju mund ta mposhtni ënë njëfarë mënyre sistemin, është thjesht diçka që shton mister dhe jua bën lojën më tërheqëse. Është pikërisht kjo ide që ju josh të studioni, të mësoni sisteme dhe ta bindni veten se e keni gjetur sekretin.

A mund të ndikojë krupieri në rënien e topit/rezultatin e lojës?

Jo. Për të përcaktuar numrin fitues, krupieri rrotullon rrotën në një drejtim, dhe më pas rrotullon topin në drejtim të kundërt. Topi fillon të humbasë vrullin, derisa ndalon dhe bie në një nga 37 (ruletë me një zero të vetme franceze / stil europian) ose 38 (ruletë me dy zero të stilit amerikan) xhepat me ngjyrë dhe të numëruara të rrotës. Nuk ekziston asnjë teknikë për të përcaktuar se në cilin xhep do të bjerë topi, kjo bazohet tërësisht në rastësi.